Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve nacionale ja se si mund të ndahen ulëset e Kuvendit

Dje, në 38 Komuna të Kosovës, qytetarë kanë votuar për të zgjedhur partinë që do të formojë Qeverinë, dhe ata që do të ulen në ulëset e Kuvendit në katër vitet e ardhshmeë. Bazuar në rezultatet e publikuara së fundmi nga KQZ, VV është e para me 49.3%, PDK e dyta me 21.01%, LDK e…

Lajme

29/12/2025 09:36

Dje, në 38 Komuna të Kosovës, qytetarë kanë votuar për të zgjedhur partinë që do të formojë Qeverinë, dhe ata që do të ulen në ulëset e Kuvendit në katër vitet e ardhshmeë.

Bazuar në rezultatet e publikuara së fundmi nga KQZ, VV është e para me 49.3%, PDK e dyta me 21.01%, LDK e treta me 13.59% dhe AAK e katërta me 5.68%.

Bazuar në këto rezultate, Eugen Cakolli nga IKD ka treguar se si mund të ndahen ulëset në Kuvend.

  • LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
  • PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
  • LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
  • AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
  • Lista Serbe: 9 mandate;
  • GI SPO: 1 mandat;
  • KDTP: 2 mandate;
  • VAKAT: 1 mandat;
  • NDS: 1 mandat;
  • SDU: 1 mandat;
  • IRDK: 1 mandat;
  • PLE: 1 mandat;
  • LPRK: 1 mandat;
  • PSA: 1 mandat;
  • JGP: 1 mandat.

“Me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së)”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka thënë se me 70 mijë votues nga jashtl vendit, rezultati final mund të pësoj ndryshime të mëtejshme.

“Bazuar në rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe në një performancë potencialisht në rritje të LVV-së, rezultati përfundimtar mund të jetë:

  • LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
  • PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
  • LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
  • AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)”, ka shtuar Cakolli. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Cakollit: