Numërohen mbi 99% i votave, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 99 për qind të vendvotimeve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të publikuara deri në orët e vona të mbrëmjes. Sipas rezultateve preliminare, janë numëruar 2,538 nga 2,557 vendvotime, apo 99.26 për qind, ndërsa pjesëmarrja në votim llogaritet në rreth 44.9 për qind të votuesve…

Lajme

29/12/2025 00:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 99 për qind të vendvotimeve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të publikuara deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas rezultateve preliminare, janë numëruar 2,538 nga 2,557 vendvotime, apo 99.26 për qind, ndërsa pjesëmarrja në votim llogaritet në rreth 44.9 për qind të votuesve me të drejtë vote.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.3 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.01 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68 për qind. /Lajmi.net/