Lladrovci: Zgjedhjet në Drenas janë zhvilluar në mënyrë shembullore – Bastioni i PDK-së dëshmoi se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve në vend të parë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar pas përfundimit të zgjedhjeve. Ai ka thënë se zgjedhjet qendrore në këtë Komunë, janë zhvilluar në mënyrë shembullore dhe ka shprehur përgëzime për zyrtarët e procesit zgjedhor, komisionarët dhe vëzhguesit. “Falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim të cilët…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se zgjedhjet qendrore në këtë Komunë, janë zhvilluar në mënyrë shembullore dhe ka shprehur përgëzime për zyrtarët e procesit zgjedhor, komisionarët dhe vëzhguesit.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe përmbushje të obligimit qytetar për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Bastioni i PDK-së dëshmoi si çdo herë se procesi i lirë e demokratik i zgjedhjeve është në vend të parë. Suksese!”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: