Prokurorja jep detaje për incidentin në Skenderaj: Dy të përfshirë deri tash – Është hapur rasti për sulm, pritet me intervistu komisionerin e VV-së

Prokurorja, Koordinatore Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula ka dhënë detaje për incidentin në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, ku dyshohet për sulm mes anëtarëve të LVV-së dhe simpatizantëve të PDK-së në qendrën në këtë fshat. Pula ka thënë se dy persona janë intervistuar, ndërsa është hapur rasti për sulm. “Bisedova me prokurorin e rastit…

Lajme

28/12/2025 19:40

Prokurorja, Koordinatore Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula ka dhënë detaje për incidentin në fshatin Leqinë të komunës së Skenderajt, ku dyshohet për sulm mes anëtarëve të LVV-së dhe simpatizantëve të PDK-së në qendrën në këtë fshat.

Pula ka thënë se dy persona janë intervistuar, ndërsa është hapur rasti për sulm.

“Bisedova me prokurorin e rastit në Mitrovicë, rasti është hap për sulm, i kanë intervistuar personat të cilët kanë dyshuar se qysh ka ardhë deri te përleshja. Ndërsa intervistohet edhe njëri komisioner kur të përfundon numërimi, komisioner i cili është nga lista Vetëvendosje.”- ka thënë Pula për Kallxo.com.

Prokurorja Pula ka thënë se deri më tani është e konfirmuar se janë të përfshirë dy persona.

“Janë dy persona të përfshirë deri më tash, ai që ka gjujt edhe dëshmitarët. E kanë marr në pyetje njërin edhe e kanë hap rastin për sulm, e kanë liruar në procedurë të rregullt edhe kanë me intervistu këtë komisionerin.”- ka shtuar Pula.