Thyhet rekordi i 9 shkurtit, mbi 890 mijë qytetarë dolën në zgjedhje
Komisioni Qendror ka vazhduar me publikimin e rezultateve për daljen e qytetarëve në këto zgjedhje. Në bazë të shifrave të fundit rezulton se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte mjaftë e lartë. Madje është arritur që të thyhet rekordi i daljes në zgjedhjet e 9 shkurtit, madje pa u përfunduar 100 përqindëshi. Deri më…
Lajme
Komisioni Qendror ka vazhduar me publikimin e rezultateve për daljen e qytetarëve në këto zgjedhje.
Në bazë të shifrave të fundit rezulton se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte mjaftë e lartë.
Madje është arritur që të thyhet rekordi i daljes në zgjedhjet e 9 shkurtit, madje pa u përfunduar 100 përqindëshi.
Deri më tani rezulton se mbi 890 mijë qytetarë dolën në zgjedhjet e sotëm.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 890 mijë e 859 votues apo 44.56% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues”,njoftoi KQZ.
“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave preliminare nga rreth 91% e vendvotimeve, kishin votuar 40.04% apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues. Ndërkaq, në rezultatet e certifikuara nga KQZ, pra kur janë përmbyllur të gjitha çështjet lidhur me rezultatet, numri i votuesve që kanë votuar në vendvotime të rregullta ka qenë 871 mijë e 662 votues.”/Lajmi.net/
