Mustafa: Procesi i votimit po ec shumë mirë në të gjitha Komunat – I ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka mbajtur sot një konferencë për media. Ai para mediave, ka falënderuar të gjithë qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për votë, ndërsa ka ftuar të gjithë që brenda dy orëve që kanë mbetur, të shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mustafa ka treguar se si po ecën procesi i votimit…
Lajme
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka mbajtur sot një konferencë për media.
Ai para mediave, ka falënderuar të gjithë qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për votë, ndërsa ka ftuar të gjithë që brenda dy orëve që kanë mbetur, të shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Mustafa ka treguar se si po ecën procesi i votimit në bazë të informacioneve në terren.
“Nga gjitha rezultatet dhe informatat që kemi marrë nga tereni, procesi është i rregullt dhe po ec shumë mirë në të gjitha Komunat, në të gjitha vendvotimet dhe qendrat e votimit. Iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në mbarëvajtjen e këtij procesi, që të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, pa dallim partie dhe orientimi”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të dalin të votojnë, pasi sipas tij dita e zgjedhjeve është ditë feste.
“Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyr deri më tani, dhe i ftoj të gjithë që të realizojnë këtë të drejtë të tyre demokratike, kushtetuese në këtë festë të madhe, dita e demokracisë. Dita e zgjedhjeve është festa më e madhe në një shtet demokratik, dhe iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/