Flet babai i Malit, akuza të forta ndaj Violetë Kukajt: Nëna ka ndikuar te fëmijët
Ndërkohë që Mal Retkoceri vijon rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, jashtë vëmendja është përqendruar te tensionet familjare që po rikthehen në publik. Pas vendimit të Malit për të mos komunikuar me të atin në ekran, babai i tij ka dalë sërish në media, duke dhënë një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe…
ShowBiz
Ndërkohë që Mal Retkoceri vijon rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, jashtë vëmendja është përqendruar te tensionet familjare që po rikthehen në publik.
Pas vendimit të Malit për të mos komunikuar me të atin në ekran, babai i tij ka dalë sërish në media, duke dhënë një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe me tone të ashpra, ku në qendër vendos ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj.
Ai shprehet se largësia me fëmijët nuk ka ardhur rastësisht, por është ndikuar ndër vite nga raporti i tyre me nënën.
Deklaratat e babait të Malit:
Mësuesin nuk e ka të mirë, nanën e vet. Nana ka ndikuar shumë te fëmijët. Mali, pavarësisht gjithçkaje, është djalë i talentuar dhe i ka ngjarë babës. Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. Fillimisht me Violetën, pasi ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte. Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë. E mora nuse me një këngë dhe e bëra mbretëreshë.
Në fjalën e tij, ai thekson se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për afrimin me fëmijët, madje edhe përmes ndërmjetësuesve publikë, por sipas tij, këto tentativa nuk kanë dhënë rezultat.