​Drenas, flasin qytetarët për procesin zgjedhor

Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas, në shkollën “Rasim Kiçina” deri në ora 11:00 kanë votuar 382 votues, nga gjithsej 5146 votues sa kanë të drejtë për të votuar në këtë qendër votimi. Sipas disa qytetarëve në Drenas, procesi i votimit po shkon rrjedhshëm. Qytetari Adem Hamza nga Drenasi pret ndryshim nga…

Lajme

28/12/2025 15:00

Në qendrën më të madhe të votimit në Drenas, në shkollën “Rasim Kiçina” deri në ora 11:00 kanë votuar 382 votues, nga gjithsej 5146 votues sa kanë të drejtë për të votuar në këtë qendër votimi.

Sipas disa qytetarëve në Drenas, procesi i votimit po shkon rrjedhshëm. Qytetari Adem Hamza nga Drenasi pret ndryshim nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Deri këtu gjithçka ka shkuar rregull. Uroj tash e tutje që gjithçka të shkoj mirë. Presim ndryshim në të gjitha fushat e jetës”.

Edhe qytetari Afrim Zekaj shpreson që qeveria e ardhshme të bëjë ndryshim, duke lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve.

“[Presim] me u kujdes për qytetarët. Çmimi i rrymës ka shkuar në qiell. Presim prej qeverisë të ardhshme të kujdesen për neve”.

Qytetari Bashkim Istogu thekson për KosovaPress se nuk hasi në asnjë vështirësi gjatë votimit, ai uron formësimin e qeverisë së re pas këtyre zgjedhjeve.

“Pa vërejtje. Nuk ka pasur vonesë. Presim zgjedhje të drejta dhe dëshirojmë që qeveria të formohet dhe jeta e qytetarit të vazhdojë”.

Sipas menaxheres së kësaj qendre, Flakarta Gralleva, procesi i votimit në këtë qendër votimi po shkon mirë dhe nuk kanë ndonjë telashe qoftë edhe me energji elektrike. Në komunën e Drenasit të drejtë vote kanë 56 mijë e 671 votues të cilët mund të votojnë në 31 qendra të votimit më gjithsej 73 vendvotime