Hamza: I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sot në votim, duke theksuar rëndësinë e këtij akti si qytetar dhe si prind. Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkruan: “Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen…

Lajme

28/12/2025 10:31

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sot në votim, duke theksuar rëndësinë e këtij akti si qytetar dhe si prind.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkruan: “Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë.”, transmeton lajmi.net.

Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë për një qeveri që “bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Postimit i është bashkangjitur një selfie me familjen e tij, duke theksuar dimensionin personal dhe familjar të pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Postimi i plotë: 

Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. 🇽🇰
Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë./lajmi.net/