Leposaviq: I dehuri godet me grusht në kokë viktimën, e bën për spital, arrestohet!
Një person është lënduar lehtë në Leposaviq pas një përleshjeje fizike me një tjetër, njofton Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 01:51, kur një mosmarrëveshje verbale mes dy personave u shndërrua në përleshje fizike, transmeton lajmi.net. Sipas policisë, i dyshuari mashkull e ka goditur viktimën me grusht në kokë,…
Lajme
Një person është lënduar lehtë në Leposaviq pas një përleshjeje fizike me një tjetër, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 01:51, kur një mosmarrëveshje verbale mes dy personave u shndërrua në përleshje fizike, transmeton lajmi.net.
Sipas policisë, i dyshuari mashkull e ka goditur viktimën me grusht në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Të dy personat ishin nën ndikim të alkoolit, gjë që u konstatua me testin e alkoolit. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/