Arsenali mposht Brighton dhe rikthehet në krye të Premier Ligës
Arsenali mposhti Brighton me rezultat 2-1 në ndeshjen e raundit të 18-të të Premier Ligës dhe u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit. Topçinjtë shënuan golin e parë në minutën e 14-të, kur Martin Odegaard dërgoi saktë topin në rrjetë nga skaji i zonës së penalltisë. Avantazhi u dyfishua në minutën e 52-të pas…
Sport
Arsenali mposhti Brighton me rezultat 2-1 në ndeshjen e raundit të 18-të të Premier Ligës dhe u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit.
Topçinjtë shënuan golin e parë në minutën e 14-të, kur Martin Odegaard dërgoi saktë topin në rrjetë nga skaji i zonës së penalltisë. Avantazhi u dyfishua në minutën e 52-të pas një harkimi nga Declan Rice, ku Georgini Rutter shënoi një autogol, transmeton lajmi.net.
Brighton reagoi më vonë përmes Diego Gomez, i cili shënoi një gol ngushëllimi pas një devijimi të portierit Yasin Ayari, por nuk mjaftoi për të marrë pikë.
Me këtë fitore, skuadra e Mikel Arteta kryeson tabelën me 42 pikë, dy më shumë se Manchester City. Brighton ndodhet në vendin e 12-të me 24 pikë./lajmi.net/