Vetura e vjedhur e Adrit dhe Ilirianës e planifikuar të shfrytëzohet për ndonjë “krim”

Një situatë e rëndë dhe plot ankth ka shoqëruar 24 orët e fundit çiftin e njohur Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, pasi vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” ishte vjedhur parmbrëmë në Zhelinë. Sipas vetë çiftit, ekzistonte frika reale se automjeti mund të shitej për pjesë ose të përdorej për ndonjë aktivitet kriminal, gjë…

ShowBiz

27/12/2025 17:05

Një situatë e rëndë dhe plot ankth ka shoqëruar 24 orët e fundit çiftin e njohur Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, pasi vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” ishte vjedhur parmbrëmë në Zhelinë.

Sipas vetë çiftit, ekzistonte frika reale se automjeti mund të shitej për pjesë ose të përdorej për ndonjë aktivitet kriminal, gjë që e bënte situatën edhe më alarmante. Megjithatë, pas kërkimeve intensive që zgjatën një ditë të tërë, rasti ka marrë një epilog pozitiv.

Vetura është gjetur falë angazhimit të njësitit policor intervenues ALFA, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Adri Rogaqi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë makinës së tij të zezë.

“Më në fund, pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht,” – ka shkruar ai.

Përtej gëzimit për rikthimin e automjetit, këngëtari dhe ish-banori i BBVK ka lënë të kuptohet se kjo ngjarje i ka shërbyer edhe si filtër për njerëzit që e rrethojnë. Në një postim tjetër, ai ka shprehur zhgënjim për disa persona që, sipas tij, munguan në momentin më të vështirë.

“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë… emri yt mungonte,” – ka shkruar Rogaqi, pa zbuluar se kujt i referohej konkretisht.

Ende mbetet e paqartë se kujt i drejtohet ky mesazh, por ajo që ka më shumë rëndësi është se ngjarja ka përfunduar pa pasoja të tjera dhe vetura është kthyer te pronarët e saj.

Screenshot