Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Pisës, ky është vendimi për Zhegrovën
Pas fitoreve të rëndësishme kundër Bolognas dhe Romës, Juventusi po përgatitet të përballet me Pisën në ndeshjen e mbrëmjes në Toskani. Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje që mbyll sezonin 2025 të ekipit të tij. Për ndeshjen e sontme, Spalletti ka ftuar edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.…
Sport
Pas fitoreve të rëndësishme kundër Bolognas dhe Romës, Juventusi po përgatitet të përballet me Pisën në ndeshjen e mbrëmjes në Toskani.
Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje që mbyll sezonin 2025 të ekipit të tij.
Për ndeshjen e sontme, Spalletti ka ftuar edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.
Zhegrova u rikthye gjatë dy ditëve të fundit në stërvitje, pasi disa ditë më herët mungoi shkaku i gripit.
Lojtarët e disponueshëm janë: Perin, Bremer, Locatelli, Kelly, Koopmeiners, Yildiz, Zhegrova, Milik, Kalulu, Di Gregorio, Adzic, Kostic, Thuram, Openda, Miretti, McKennie, Joao Mario, Cambiaso, David, Rouhi, Scaglia, Felipe.
Cabal dhe Conceicao janë jashtë për këtë ndeshje.
Ndeshja Pisa – Juventus luhet sonte (e shtunë), me fillim nga ora 20:45.