Haradinaj: S’kam kriju ushtri interneti për me i sha tjerët
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar një takim të madh zgjedhor në Gjakovë, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët. Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij, theksoi rëndësinë e investimeve infrastrukturore dhe strategjike për zhvillimin e vendit si dhe tha qe nuk ka krijuar ushtri…
Lajme
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar një takim të madh zgjedhor në Gjakovë, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij, theksoi rëndësinë e investimeve infrastrukturore dhe strategjike për zhvillimin e vendit si dhe tha qe nuk ka krijuar ushtri interneti t’i shaj të tjerët.
“S’kam kriju ushtri interneti për me i sha tjerët”.
Haradinaj deklaroi se përveç investimeve, si autostrada e Gjakovës dhe funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, Kosova duhet të prodhojë vet energjinë elektrike, si dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO.