Zhegrova dhe disa bashkëlojtarë të gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm pozitiv përpara ndeshjes së të shtunës ndaj Pisa, pasi sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë, do të jenë gati për të luajtur. Anësori i Kosovës kishte munguar në stërvitje ditët e fundit për shkak të sëmundjes, por në stërvitjen e së premtes u…
Sport
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm pozitiv përpara ndeshjes së të shtunës ndaj Pisa, pasi sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë, do të jenë gati për të luajtur.
Anësori i Kosovës kishte munguar në stërvitje ditët e fundit për shkak të sëmundjes, por në stërvitjen e së premtes u shfaq në fushë së bashku me ekipin.
“Sportmediaset” raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer po stërviten me grupin dhe do të jenë të gatshëm të fillojnë ndeshjen titullarë nëse Spalletti vendos t’u japë hapësirë.
Lajmi edhe më i mirë për yllin kosovar është se sulmuesi portugez, Francesco Conceicao, ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me skuadrën të shtunën.
Kështu, Spallettit i mbetet të vendosë mes Zhegrovës, Fabio Miretti ose Vasilije Adzic për vendin në formacionin bazë.
Përballja mes Pisas dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.