Adnan Januzaj po stërvitet në Dubai, gati për tu rikthyer në formë
Adnan Januzaj po përgatiet për tu rikthyer sa më parë në 100 % të formës. Futbollisti me preardhje nga Kosova sapo ka kaluar një lëndim, por pavarësisht pushimit të Krishtlindjeve, ai nuk ka ndalur punën. Januzaj ka postuar një video ku shihet duke u stërvitur në Dubai, në ”Apex Football Performance”, një qendër stërvitore e…
Sport
Adnan Januzaj po përgatiet për tu rikthyer sa më parë në 100 % të formës.
Futbollisti me preardhje nga Kosova sapo ka kaluar një lëndim, por pavarësisht pushimit të Krishtlindjeve, ai nuk ka ndalur punën.
Januzaj ka postuar një video ku shihet duke u stërvitur në Dubai, në ”Apex Football Performance”, një qendër stërvitore e frekuentuar edhe nga Cristiano Ronaldo.
Ai po stervitet vetëm, para se të rikthehet te Sevilla me 28 dhjetor, ku është thirruar seanca e parë stervitore pas pushimit të Krishtlindjeve.
Skuadra andaluziane, ndeshjen e parë për vitin 2026 e zhvillon me 4 janar kundër Levantes.
Adnan Januzaj ka shënuar vetëm dy gola me fanellën e Sevillas këtë sezon, por ka pasur edhe disa lendime që i kanë pamundësuar të ketë minuta të mjaftueshme.