KQZ publikon materiale informuese për procesin zgjedhor të 27 dhe 28 dhjetorit 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një njoftim informues, duke vënë në dispozicion të mediave dhe publikut një sërë materialesh që do të shërbejnë gjatë procesit zgjedhor të 27 dhe 28 dhjetorit 2025. Sipas KQZ-së, materialet përfshijnë informacione të detajuara për votimin në përfaqësitë diplomatike më 27 dhjetor 2025, duke përfshirë listën e përfaqësive diplomatike,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një njoftim informues, duke vënë në dispozicion të mediave dhe publikut një sërë materialesh që do të shërbejnë gjatë procesit zgjedhor të 27 dhe 28 dhjetorit 2025.
Sipas KQZ-së, materialet përfshijnë informacione të detajuara për votimin në përfaqësitë diplomatike më 27 dhjetor 2025, duke përfshirë listën e përfaqësive diplomatike, adresat e tyre, numrin e vendvotimeve dhe numrin e votuesve në secilën prej tyre, raporton lajmi.net
Po ashtu, është publikuar edhe orari i konferencave të KQZ-së për këtë ditë, që do të mbahet të shtunën.
Ndërkaq, për ditën e zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025, KQZ ka bërë të ditur se janë publikuar të dhëna mbi numrin e votuesve, qendrave të votimit dhe vendvotimeve të rregullta dhe me kusht për secilën komunë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme. Gjithashtu, janë bërë publike lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të tyre, fletëvotimi zyrtar, si dhe lista me emrat e të gjithë kandidatëve.
Në kuadër të transparencës së procesit, KQZ ka publikuar edhe listën e Qendrave për Votimin me Kusht, listën e Qendrave Komunale të Numërimit, si dhe orarin e konferencave për shtyp që do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor 2025, për votimin në Republikën e Kosovës.
Psotimi i plotë:
Për kolegët e mediave dhe për këdo tjetër që mund të ketë interes…