​Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare

Gjendja e fluksit të qarkullimit të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare sot gjatë ditës është më e qetë krahasuar me ditët e kaluara. Dheu i Bardhë dhe Muçibaba janë aktualisht dy pikat e kalimeve kufitare me pritje dhe kolona atë automjeteve. Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar…

Lajme

26/12/2025 15:28

Gjendja e fluksit të qarkullimit të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare sot gjatë ditës është më e qetë krahasuar me ditët e kaluara.

Dheu i Bardhë dhe Muçibaba janë aktualisht dy pikat e kalimeve kufitare me pritje dhe kolona atë automjeteve.

Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar janë 10 minuta, me kolonën e gjatë të automjeteve prej 50 metrave. Ndërsa në dalje të kësaj pike pritjet janë po ashtu 10 minuta, me kolonën e gjatë 30 metra.

Pritje ka në hyrje të pikës së kalimit kufitar Muçibabë deri në 20 minuta, me kolonën e automjeteve deri në 150 metra. Ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar nuk ka pritje dhe as kolona, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.