KQZ publikon listën e përfaqësive diplomatike ku do të votojë diaspora

Më 27 dhjetor 2025, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të zhvillojnë votimin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përfaqësitë diplomatike të vendit. Të gjitha qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti, transmeton…

Lajme

26/12/2025 13:23

Më 27 dhjetor 2025, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të zhvillojnë votimin për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përfaqësitë diplomatike të vendit.

Të gjitha qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti, transmeton lajmi.net.

Vetëm 19,187 votues të regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë, pasi në listën votuese për diasporën janë të përfshirë vetëm ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë periudhës së regjistrimit, nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025.

Verifikimi i statusit të votuesit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses.

Votimi do të zhvillohet në 40 vendvotime, që ndodhen në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Lista e plotë e përfaqësive diplomatike dhe numri i votuesve të regjistruar në secilën prej tyre është publikuar nga KQZ-ja.

Qytetarëve të diasporës u bëhet thirrje të respektojnë oraret e votimit dhe të përdorin mjetet e verifikimit të statusit për të siguruar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor./lajmi.net/