Anëtari i PDK-së në KQZ paralajmëron: Zgjedhjet mund të rrezikohen nga ndërprerjet e rrymës

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Ilir Gashi, ka paralajmëruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të jenë në rrezik nga ndërprerja e rrymës. Gashi bëri me dije se raporti nga takimi zyrtar KQZ – KEDS flet për gjendjen alarmante. Në lidhje me këtë ngritje shqetësimi ai shkroi edhe në Facebook: “ALARM PËR ZGJEDHJET…

Lajme

26/12/2025 12:01

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Ilir Gashi, ka paralajmëruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të jenë në rrezik nga ndërprerja e rrymës.

Gashi bëri me dije se raporti nga takimi zyrtar KQZ – KEDS flet për gjendjen alarmante.

Në lidhje me këtë ngritje shqetësimi ai shkroi edhe në Facebook:

“ALARM PËR ZGJEDHJET – RREZIK REAL NGA NDËRPRERJET E RRYMËS ❗ Sipas raportit nga takimi zyrtar KQZ – KEDS, kjo është gjendja alarmante vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve: 🔌 Qendra votimi në rrezik: • ❗ 666 – rrezik i lartë • ⚠️ 204 – rrezik i mesëm • ℹ️ 79 – rrezik i ulët 🏢 Qendra komunale të numërimit: • ❗ 19 – rrezik i lartë • ⚠️ 12 – rrezik i mesëm• ℹ️ 8 – rrezik i ulët”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“📢 KEDS pranon se NUK garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për ditën e zgjedhjeve, për shkak të ngarkesave, kushteve atmosferike dhe mungesës së kapaciteteve në transmision.

Gjeneratorët: • 497 qendra votimi kanë gjenerator (jo të gjithë funksional për ndriçim) • 491 qendra votimi pa asnjë gjenerator. Zgjedhje pa rrymë = rrezik për integritetin e procesit. Institucionet përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegj./Lajmi.net/