Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e mobilitetit për studentët përfitues. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para studentëve tha se përmes kësaj burse mbulohet kosto e udhëtimit për studentët, derisa shtoi se paraqet vizion më gjerë të qeverisë, ku arsimimi është i qasshëm, i drejtë dhe barabartë për të gjithë. “Ne po adresojmë…

Lajme

26/12/2025 10:42

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e mobilitetit për studentët përfitues.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para studentëve tha se përmes kësaj burse mbulohet kosto e udhëtimit për studentët, derisa shtoi se paraqet vizion më gjerë të qeverisë, ku arsimimi është i qasshëm, i drejtë dhe barabartë për të gjithë.

“Ne po adresojmë një sfidë reale që studentët janë përballur. Kjo bursë jo vetëm përkrahje financiare por shteti është në anën tuaj. Investimi në arsim është investim për të ardhmen”, tha ai.