Shaip Kamberi i propozon Kuvendit të Serbisë shuarja e qendrës Humanitare ruse në Nish
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar shuarjen e qendrës Humanitare ruse në Nish në procedurë parlamentare. Ai ka treguar se në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e qytetarëve të lirë (PSG) kanë dorëzuam Kuvendit propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë…
Lajme
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar shuarjen e qendrës Humanitare ruse në Nish në procedurë parlamentare.
Ai ka treguar se në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e qytetarëve të lirë (PSG) kanë dorëzuam Kuvendit propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas 13 vitesh funksionimi nuk ekzistojnë prova të qarta se kjo qendër ka vepruar në interes të qytetarëve të Serbisë.
“Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e qytetarëve të lirë (PSG) i dorëzuam Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse. Pas 13 vitesh funksionimi, nuk ekzistojnë prova të qarta se kjo qendër ka vepruar në interes të qytetarëve të Serbisë, as që ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, veprimtaria e saj është shoqëruar vazhdimisht me mungesë transparence, paqartësi rreth financimit dhe me dyshime serioze për rol politik dhe të sigurisë, si në Serbi ashtu edhe në rajon”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Veçanërisht shqetësuese kanë qenë përpjekjet që kësaj qendre dhe stafit të saj t’u jepet status diplomatik dhe imunitet, gjë që nuk përputhet me praktikën standarde të misioneve humanitare. Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë paralajmëruar prej vitesh se struktura të tilla mund të keqpërdoren për veprimtari inteligjente dhe destabilizuese, sidomos duke pasur parasysh pozicionin e tyre pranë objekteve strategjike. Këto shqetësime përforcohen edhe nga hulumtimet e gazetarëve investigativë, sipas të cilave persona të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare në Serbi janë përfshirë në trajnime për nxitjen e trazirave gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani”, ka shkruar Kamberi.