Dy ditë para zgjedhjeve presidentja Osmani pret mërgimtarët në një prej hoteleve më luksoze në vend

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në Emerald. Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të…

Lajme

26/12/2025 08:50

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës.

Osmani vendosi që dy ditë para zgjedhjeve, t’i mirëpres ata e t’i gostisë me një pritje të organizuar nga ora 18:00 në Emerald.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo pritje organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Presidenca ka bërë të ditur se mbrëmja do t’i kushtohet veçanërisht rolit të mërgatës në luftën për liri, në procesin e shtetndërtimit dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit./Lajmi.net/