Çeku: Ngritja e aktakuzave ka qenë që të goditet UÇK-ja – Qeveria Kurti ‘ka hy në gjynah me atë akuzuarit në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon për deputet të parlamentit të Kosovës nën siglën e AAK-së me numrin 10 ka folur në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë që po vazhdon për ish-krerët e UÇK-së. Çeku tha vetë ngritja e aktakuzave kanë qenë të qëllimshme dhe të…

Lajme

25/12/2025 19:39

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon për deputet të parlamentit të Kosovës nën siglën e AAK-së me numrin 10 ka folur në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë që po vazhdon për ish-krerët e UÇK-së.

Çeku tha vetë ngritja e aktakuzave kanë qenë të qëllimshme dhe të padrejta që të goditet sa më shumë UÇK-ja.

Ai u shpreh i bindur se edhe pse po zvarritet procesi drejtësia në fund do të triumfojë.

“Vetë ngritja e atyre aktakuzave, që iu kanë parapri akuzat e Dick Martyt, kanë qenë shumë të padrejta, të qëllimshme. Nga viti 99 ne jemi ballafaqu me një aleancë jo-formale të faktorit ndërkombëtar por edhe të disa faktorëve vendor që të minimizohet roli i UÇK-së gjatë luftës, që të kompromentohet roli i UÇK-së gjatë luftës, që të goditet sa më shumë UÇK-ja, në mënyrë që të zbehet respekti i popullit për UÇK-në. Pjesë e këtyre përpejkjeve unë e shoh edhe këtë gjykim, edhe gjykimet e mëhershme… ka njerëz që dëshirojnë që të kriminalozhet lufta e UÇK-së dhe UÇK-ja si e tillë, lufta jonë çlirimtare mos t’a ketë një vlerë kulmore çfarë e ka. Këto kanë qenë përpjekjet e tyre, akoma ballafaqohemi me përpjekje të tilla dhe është për të ardhur keq. Por edhe pse po zvarritet procesi, çdo ditë në çdo seancë po duket dhe po shihet se shokët tanë, udhëheqësit tanë janë plotësisht të pafajshëm dhe jam i sigurtë se drejtësia do të triumfojë më në fund.Do të pastrohet edhe lufta jonë dhe do të binden edhe ata që kanë bërë përpjekje të tilla që e humbën edhe këtë betejë” tha Çeku.

Çeku pati kritika në drejtim të Qeverisë Kurti sa i përket mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Unë mendoj se Qeveria Kurti ka shumë gabime, ka shumë gjynahe por nëse u ‘hy në gjynah me dikë ka hy me veteranët e UÇK-së, me të akuzuarit në Hagë’. E ka dhënë një mbështeje ligjore, atë çfarë e thotë ligji por si Qeveri, si shtet ata nuk e kanë ndje mbështetjen e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Ata e kanë mbështetjen e miqve, dashamirëve të shumtë por jo të shtetit. Sidomos duke marrë parasysh aktakuzën që iu bëhet atyre si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, kjo është një akuzë tejet e rëndë jo për ata që janë në Hagë por është kjo një akuzë e rëndë për krejt luftën tonë, UÇK-në. Njështet serioz që e sheh UÇK-në si vlerë kombëtare, si vlerën më të shenjtë, luftëtarët e UÇK-së i sheh si njerëzit më meritorë të këtij vendi. Atëherë duhet në rrafshin diplomatik, juridik që të luftohet që të bie poshtë kjo aktakuzë. Nuk i kam parë përpjekje të tilla, është për të ardhur keq” tha Çeku në intervistën e dhënë për Gazeta Blic.