Durmishi: Janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për pastrimin e rrugëve

U.d i ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi është deklaruar pas reshjeve të borës në Kosovë. AI deklaroi se janë të përgatitur dhe që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror. Durmishi tha se megjithatë, kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshme. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë, Me fillimin e reshjeve…

Lajme

25/12/2025 12:58

U.d i ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi është deklaruar pas reshjeve të borës në Kosovë.

AI deklaroi se janë të përgatitur dhe që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror.

Durmishi tha se megjithatë, kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshme.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me fillimin e reshjeve të borës, janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve dhe janë vënë në gjendje gatishmërie.

Siç kemi theksuar, jemi të përgatitur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror.

Megjithatë, kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshëm./Lajmi.net/