Deputetja e Vetëvendosjes larg realitetit, thotë se do fitojnë 61%, sa nuk thotë as Kurti
Në një video-mesazh të shpërndarë sot, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu, ftoi qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e madh që do të mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, duke thënë se LVV do të fitojë me 61% në këtë qytet. Deklarata e Kryeziut, e shprehur me siguri të madhe,…
Lajme
Në një video-mesazh të shpërndarë sot, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu, ftoi qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e madh që do të mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, duke thënë se LVV do të fitojë me 61% në këtë qytet.
Deklarata e Kryeziut, e shprehur me siguri të madhe, duket larg realitetit aktual politik, duke ngritur pyetje rreth pritshmërive reale të partisë në zonën e Gjilanit.
Tubimi, ku Kryeziu do të jetë bashkë me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është planifikuar për ora 17:00 dhe konsiderohet një moment kyç për nisjen e fushatës elektorale në qytetin që njihet si bastion i VV-së. /Lajmi.net/