Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya
Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende pa filluar afati i dimrit. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polissya. Skuadra ukrainase do të paguajë plotë 2 milionë euro te Cluji për transferimin e Emërllahut. Pikërisht kjo shifër do t’i ndihmojë edhe skuadrës kosovare, Ballkanit. Kjo sepse…
Sport
Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende pa filluar afati i dimrit.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është transferuar në Ukrainë te ekipi i FC Polissya.
Skuadra ukrainase do të paguajë plotë 2 milionë euro te Cluji për transferimin e Emërllahut.
Pikërisht kjo shifër do t’i ndihmojë edhe skuadrës kosovare, Ballkanit. Kjo sepse klubi i Superligës e ka 15 përqind të kartonit.
Skuadra nga Suhareka do të përfitoj rreth 300 mijë euro nga shitja e lojtarit.