Prishtinë: Arrestohet një person për një vrasje në tentativë në mars të këtij viti, në shtëpi iu gjetën narkotikë
Një person është identifikuar dhe arrestuar në lidhje me një vrasje të mbetur në tentativë, që ka ndodhur më 2 mars të këtij viti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 3 qese me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë 4.3 gramë dhe 66,58 gramë marihuanë. I dyshuari është intervistuar…
Lajme
Një person është identifikuar dhe arrestuar në lidhje me një vrasje të mbetur në tentativë, që ka ndodhur më 2 mars të këtij viti.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 3 qese me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë 4.3 gramë dhe 66,58 gramë marihuanë.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Rr. Fatime Sokoli, Prishtinë / 02.03.2025-22:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, me 25.12.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 3-qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë 4.3 gramë dhe 6-qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 66.58 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/