Dardan Sejdiu për 100 eurot e tjera të Kurtit: Mashtrim elektoral
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka ndarë në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit shumën prej 100 eurove për studentët. Sejdiu ka shkruar se Kurti me taksat e qytetarëve të Kosovës po bën mashtrim elektoral. “Bankomati i Kurtit s’është “dhuratë!”Janë taksat tona që po…
Lajme
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka ndarë në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit shumën prej 100 eurove për studentët.
Sejdiu ka shkruar se Kurti me taksat e qytetarëve të Kosovës po bën mashtrim elektoral.
“Bankomati i Kurtit s’është “dhuratë!”Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral.Nëse as kjo s’të bën përshtypje, problemi s’është buxheti. Është standardi i ulët që e kemi normalizu.”, ka shkruar ai.