KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsumi shkon në 1400
KOSTT prodhon energji elektrike në 4 blloqe deri në 800 megavat në orë, ndërkaq aktualisht në Kosovë konsumi për orë po arrin 1400 megavat. Kështu u tha në konferencën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, të cilët shpalosën gjendjen aktuale të sistemit elektro – energjik. “Ne vetëm operojmë me…
Lajme
KOSTT prodhon energji elektrike në 4 blloqe deri në 800 megavat në orë, ndërkaq aktualisht në Kosovë konsumi për orë po arrin 1400 megavat. Kështu u tha në konferencën e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, të cilët shpalosën gjendjen aktuale të sistemit elektro – energjik.
“Ne vetëm operojmë me rrjetin, momentalisht janë 4 blloqe në punë të cilat po prodhojnë rreth 800 megavat në orë. Konsumi është i ndryshueshëm në çdo orë, por aktualisht është rreth 1400 megavat për orë. Kjo sa i përket prodhimit”, tha u.d. kryeshefi ekzekutiv, Shaban Neziri.
Neziri ka thënë se piku i ngarkesës zakonshëm ndjehet në periudhën 20 dhjetor – 5 janar, në intervalet kohore 09:00-11:00, 16:00-19:00 dhe 22:00-23:00.
“Kapacitetet transmetuese të cilat ndjekin një metodologji të përllogaritjes, nga përllogaritjet që bëhen në zyrën tonë ne i alokojmë në zyrën për alokim të kapaciteteve me seli në Podgoricë, duke qenë se jemi një nga nëntë pronarët e asaj zyre. Ato kapacitete duke ju nënshtruar legjislacionit përkatës përdoren nga palët, përkatësisht blihen dhe shiten me qëllim për rastet e nevojshme që të jenë të gatshme dhe të mundësohet shkëmbimi i energjisë. Procesi monitorohet nga ne, por mbikëqyrja bëhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, shtoi ai.
Neziri shtoi se të dhënat për ngarkesën do të bëhen publike në ueb-faqen e kompanisë. Në anën tjetër drejtori i Drejtor i Departamentit të Operatorit të Tregut, Alban Përquku tha se është dalluar një rritje e çmimeve në indekset e dy operatorëve të tregut të energjisë elektrike.
“Çmimi mesatar i energjisë elektrike në shtator ka qenë 109 euro, në tetor 126, në nëntor 119, dhjetor 127 euro për megavat për orë. Këto janë çmime nga ‘Alpex”, ka thënë ai, duke aluduar te të dhënat e operatorit për tregun e energjisë elektrike në Shqipëri dhe Kosovë.
Përfaqësuesit e KOSST kanë bërë thirrje që të bëhet kursimi i energjisë elektrike sa më shumë që të jetë e mundshme.