Hamiti kritikon qeverisjen e VV-së: Kosova duhet të dalë nga “kurthi i Kurtit”
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se ajo e ka dëmtuar Kosovën në pothuajse çdo fushë. Sipas tij, pasojat e asaj që e quajti “sukses i rremë” i pseudo-patriotëve të VV-së po i bartin qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamiti ka shkruar…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se ajo e ka dëmtuar Kosovën në pothuajse çdo fushë.
Sipas tij, pasojat e asaj që e quajti “sukses i rremë” i pseudo-patriotëve të VV-së po i bartin qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamiti ka shkruar se vendi ndodhet në një kurth politik nga i cili duhet të dalë.
“Ata e kanë katandisur Kosovën në të gjitha fushat, por përpiqen ta shesin këtë gjendje si sukses. Çmimin e këtij ‘suksesi’ të pseudo-patriotëve të VV-së po e paguajnë qytetarët tash e pesë vjet. Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurtit dhe i pseudo-patriotëve si ai. Të dielën, më 28 dhjetor, kemi mundësinë ta dërgojmë këtë klikë pushtetore në opozitë duke votuar për partitë shqiptare që e kanë ndërtuar dhe e duan shtetin e Kosovës”, ka shkruar Hamiti. /Lajmi.net/