Kryetari Supremes takohet me ekipin e BE-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo ankesë
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kia takuar sot ekipin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së (EEM) për Zgjedhjet e Parakohshme Nacionale në Kosovë, të cilat do të mbahen me 28 dhjetor 2025. Ky ekip, përbëhej nga Konrad Olszewski, ekspert politik dhe njëkohësisht udhëheqës i ekipit si dhe Eirini Skouzou, eksperte ligjore. Ata kanë…
Lajme
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kia takuar sot ekipin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së (EEM) për Zgjedhjet e Parakohshme Nacionale në Kosovë, të cilat do të mbahen me 28 dhjetor 2025.
Ky ekip, përbëhej nga Konrad Olszewski, ekspert politik dhe njëkohësisht udhëheqës i ekipit si dhe Eirini Skouzou, eksperte ligjore.
Ata kanë diskutuar me kryetarin Rexhepi lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e Gjykatës Supreme në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ekspertët e BE-së, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me Gjykatën Supreme gjatë këtij procesi, duke njoftuar kryetarin se në kuadër të vëzhgimit të Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit, do të vizitojnë sërish Kosovën. Kreu i Supremes informoi ekspertët e BE-së, për hapat që janë ndërmarrë nga gjykata lidhur me Zgjedhjet Nacionale, duke theksuar gatishmërinë që Gjykata Supreme të shqyrtojë secilën ankesë të qytetarëve, kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike”, thuhet në njoftim të Gjykatës Supreme.
Nga kjo Gjykatë kanë njoftuar se Rexhepi e ka njoftuar ekipin e EEM-së, se gjatë dy palë zgjedhjeve paraprake të mbajtura këtë vit, Gjykata Supreme ka përmbushur me sukses mandatin e saj në garantimin e integritetit zgjedhor, duke shqyrtuar dhe vendosur brenda afateve ligjore për të gjitha ankesat administrative, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). /Lajmi.net/
Postimi i plotë: