Policia uron festat e fundvitit, iu bën thirrje qytetarëve të festojnë pa përdorim të mjeteve të rrezikshme
Policia e Kosovës, ka uruar festat e fundvitit për qytetarët e Kosovës, duke iu uruar shëndet dhe mbarësi në jetë. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se si çdo vit tjetër, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, në ambiente familjare, të hapura dhe në sheshe e lokacione të mbyllura. Ata kanë thënë se…
Lajme
Policia e Kosovës, ka uruar festat e fundvitit për qytetarët e Kosovës, duke iu uruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se si çdo vit tjetër, pritet të organizohen manifestime të ndryshme, në ambiente familjare, të hapura dhe në sheshe e lokacione të mbyllura.
Ata kanë thënë se për festa të qeta dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka hartuar me kohë planet policore të cilat parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.
“Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët. Andaj, të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/