Vetura godet për vdekje këmbësorin në Graçanicë

Një aksident ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30 në Graçanicë. Një person ka goditur me veturë nga pakujdesia, një këmbësor, i cili ka humbur jetën. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan lajmi.net. “Graqanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar…

Lajme

24/12/2025 09:09

Një aksident ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30 në Graçanicë.

Një person ka goditur me veturë nga pakujdesia, një këmbësor, i cili ka humbur jetën.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan lajmi.net.

“Graqanicë / 23.12.2025 – 23:30. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/