Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për përfshirje direkte në mafinë energjetike në vend. Në emisionin “DPT te Fidani”, Shala u tregua i ashpër, duke thënë se Kurti është kreu i kësaj mafie. Pos tjerash, ai thotë se Kosova mbi 80% të importeve të rrymës…

Lajme

23/12/2025 18:10

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për përfshirje direkte në mafinë energjetike në vend.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Shala u tregua i ashpër, duke thënë se Kurti është kreu i kësaj mafie.

Pos tjerash, ai thotë se Kosova mbi 80% të importeve të rrymës i ka bërë nga kompanitë serbe dhe greke.

“Në muajin aktual, mbi 80% të importeve, sot Kosova i importon nga kompanitë serbe dhe greke, përmes portave të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pra nuk mund ta kuptojmë ndryshe pos skenar të mafisë energjetike e cila për katër vjet qeverisje, Kosova i ka nxjerrë jashtë mbi 1.1 miliard euro mjete të importit të energjisë, dhe kjo shumë llogaritet që 80% kanë shkuar në kompanitë serbe dhe greke”, u shpreh Shala.

“Qeveria e Kosovës është pjesë e mafisë që dirigjon dhe kontrollon gjithçka në sektorin energjetik. Ka kontrolluar edhe pjesën menaxheriale, dhe pjesën e të hyrave, edhe pjesën e importit, edhe të kompanive tregtare, pjesën e përzgjedhjes së kuadrit, dhe investimet në gjenerator siç është KEK-u, edhe gjithçka tjetër ka ndërhyrje politike”, tha ai.

“Kemi dhjetëra arsye që mund t’i konstatojmë që kreu i mafisë energjetike në Kosovë është kryeministri i vendit”, u shpreh politikani.