Tahiri: Kosova ka nevojë për më pak politikë dhe më shumë ekonomi
Kandidati për deputet nga PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qasje të re qeverisëse, të fokusuar më shumë në zhvillimin ekonomik dhe më pak në përplasjet politike. Përmes një postimi, Tahiri ka shprehur mbështetjen e tij për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm, duke theksuar se me këtë udhëheqje vendi…
Lajme
Kandidati për deputet nga PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qasje të re qeverisëse, të fokusuar më shumë në zhvillimin ekonomik dhe më pak në përplasjet politike.
Përmes një postimi, Tahiri ka shprehur mbështetjen e tij për Bedri Hamzën si kryeministër të ardhshëm, duke theksuar se me këtë udhëheqje vendi mund të ecë përpara drejt zhvillimit, stabilitetit dhe mirëqenies për qytetarët, raporton lajmi.net
“Kosova ka nevojë për më pak politikë dhe më shumë ekonomi. Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova ecën përpara. Zhvillim. Stabilitet. Mirëqenie,” ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/