Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore publike në Prishtinë do të jenë në pushim nga data 31 dhjetor 2025 deri më 7 janar 2026. Vendimi është marrë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka aprovuar kërkesën për ndërprerjen e përkohshme të punës në këto institucione. Sipas njoftimit zyrtar, pushimi do të shfrytëzohet për realizimin e punëve të…

Lajme

23/12/2025 10:52

Institucionet parashkollore publike në Prishtinë do të jenë në pushim nga data 31 dhjetor 2025 deri më 7 janar 2026.

Vendimi është marrë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka aprovuar kërkesën për ndërprerjen e përkohshme të punës në këto institucione.

Sipas njoftimit zyrtar, pushimi do të shfrytëzohet për realizimin e punëve të rëndësishme teknike dhe higjieno-sanitare, përfshirë dezinfektimin dhe deratizimin, procese që nuk mund të kryhen gjatë pranisë së fëmijëve dhe stafit.

“Qëllimi i këtij pushimi është garantimi i sigurisë dhe ruajtja e shëndetit të fëmijëve dhe personelit arsimor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/