Rrahje në Dumnicë të Podujevës, dërgohet në mbajtje një person
Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:35 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. “Ankuesi mashkull…
Lajme
Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:35 në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.