19 kandidatë për deputetë me aktakuza aktive, 13 prej tyre nga Lëvizja Vetëvendosje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Sipas raportit “Integriteti i Listave Zgjedhore (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 28 dhjetor 2025)”, nga 1,179 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithsej 19 prej tyre janë…

Lajme

23/12/2025 10:21

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas raportit “Integriteti i Listave Zgjedhore (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 28 dhjetor 2025)”, nga 1,179 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjithsej 19 prej tyre janë duke u përballur me aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.

Raporti, i përgatitur nga autori Florian Smajli me kontributin e Flamur Kabashit, Zamira Krasniqit dhe Djellza Bajramit, bazohet në monitorimin e rasteve gjyqësore dhe evidenton se shumica e aktakuzave lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, si dhe përdorimin e armëve apo mjeteve të rrezikshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lista e plotë e 19 kandidatëve me aktakuza aktive, bazuar në të dhënat e raportit të IKD-së:

Nr.        Emri dhe Mbiemri      Subjekti Politik Numri i Rasteve          Vepra Penale   Viti i Aktakuzës

1          Agim Ceku       AAK      1          Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019

2          Albulena Haxhiu          LVV      1          Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve            2016

3          Arbërie Nagavci           LVV      1          Mbajtja në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve      2019

4          Besnik Krasniqi            AAK      1          Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2023

5          Cel Gashi         PDK      1                      Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019

6          Egzon Azemi    LVV      2                      Sulm ndaj personit zyrtar (2015); Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit (2023)  2015, 2023

7          Endrit Shala     NISMA 1                      Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2024

8          Faton Thaqi     NISMA 1                       Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2021

9          Fikrim Damka  KDTP    1                      Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2025

10        Fitore Pacolli Dalipi     LVV      1          Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm   2019

11        Glauk Konjufca            LVV      1          Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm   2017

12        Pal Lekaj          AAK      3          Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2015); Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (2016); Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar (2022)         2015, 2016, 2022

13        Rozeta Hajdari LVV      1                   Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2025

14        Salih Zyba        LVV      1                   Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm   2019

15        Shkumbin Demalijaj   PDK      1        Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2019

16        Slavko Simiq    Lista Serbe       1       Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi            2025

17        Valon Ramadani          LVV      1       Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm        2019

18        Vesel Krasniqi  NISMA 1          Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 2024

19        Xhelal Svecla   LVV      1          Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm   2019

 

Sipas raportit, partia me numrin më të lartë të kandidatëve me aktakuza aktive është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 9 kandidatë, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3, Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 3, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2, dhe nga një në KDTP dhe Lista Serbe.

Raporti gjithashtu evidenton se 12 kandidatë kanë dënime penale të formës së prerë, por fokusi kryesor mbetet te aktakuzat aktive.