I dyshuari arratiset nga stacioni policor në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të arratisjes së një personi të privat nga liria. Raportohet se i dyshuari, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës së ndalimit dhe ka dalë nga stacioni policor për t’u arratisur. Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë dhe të…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të arratisjes së një personi të privat nga liria.
Raportohet se i dyshuari, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës së ndalimit dhe ka dalë nga stacioni policor për t’u arratisur.
Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë dhe të njëjtin ta kthejnë përsëri në stacion policor.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe pas trajtimit i njëjti është kthyer në dhomën e ndalimit./Lajmi.net/