Trepça shpall konkurs për minatorë në prag të zgjedhjeve parlamentare

Na ndajnë vetëm gjashtë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit. Në ditët e fundit në krye të Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje po kritikohet se po tenton të ndikojë te qytetarët përmes shpalljes së konkurseve për vende të reja pune. Së fundmi, është hapur një…

Lajme

22/12/2025 23:05

Na ndajnë vetëm gjashtë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ku qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit.

Në ditët e fundit në krye të Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje po kritikohet se po tenton të ndikojë te qytetarët përmes shpalljes së konkurseve për vende të reja pune.

Së fundmi, është hapur një konkurs për punësimin e minatorëve në Flotacionin “Trepça” në Stan Tërg.

Sipas dokumenteve zyrtare, konkursi është shpallur sot, më 22 dhjetor 2025, ndërsa përmes tij parashihet punësimi i 25 minatorëve.

Ky veprim vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke nxitur reagime dhe dyshime për shfrytëzim të institucioneve publike për qëllime elektorale. /Lajmi.net/