“Mos ha” – Luiz Ejlli i ashpër ndaj Anaid Kalotit pas reagimit për Kiarën

Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz Ejlli, e cila menjëherë ka ndezur debat në rrjet. Fituesi i BBVA ka dhënë një deklaratë të fortë në monologun e tij, e interpretuar si një thumb ndaj produksionit apo kritikëve të karrierës së Kiarës. “Janë munduar…

ShowBiz

22/12/2025 12:16

Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz Ejlli, e cila menjëherë ka ndezur debat në rrjet.

Fituesi i BBVA ka dhënë një deklaratë të fortë në monologun e tij, e interpretuar si një thumb ndaj produksionit apo kritikëve të karrierës së Kiarës.

“Janë munduar të më lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është dritë dielli”, – tha Luizi live, duke lënë të kuptohet se dikush ka tentuar të pengojë shkëlqimin e moderatores.

Deklarata e tij nxiti menjëherë reagimin e Anaid Kalotit, ish-fitues i Big Brother 6, i cili kritikoi qasjen e Luizit. Ai theksoi se “lufta me produksionin ka mbaruar”.

Sipas tij, Kiara është një nga figurat më të forta të ekranit shqiptar dhe kurrë nuk është lënë në hije, duke përmendur karrierën e saj në PortokalliDWTS dhe tani BB Fan Club.