Publikohen pamjet- Kushtrim Kokalla në hotelin ku ishte edhe Naim Murseli, natën kritike të vrasjes së Liridonës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon publikimi i pamjeve- dëshmi të ditës kritike kur është vrarë Liridona Ademaj dhe më pas. Pak më parë janë publikuar edhe disa pamje të nxjerra nga “Swiss Diamond Hotel” ku i akuzuari kyç Naim Murseli theksohej se kishte qëndruar me të akuzuarin tjetër, Kushtrim Kokalla. Madje dyshja thuhet…

Lajme

22/12/2025 11:38

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon publikimi i pamjeve- dëshmi të ditës kritike kur është vrarë Liridona Ademaj dhe më pas.

Pak më parë janë publikuar edhe disa pamje të nxjerra nga “Swiss Diamond Hotel” ku i akuzuari kyç Naim Murseli theksohej se kishte qëndruar me të akuzuarin tjetër, Kushtrim Kokalla.

Madje dyshja thuhet se kishin porosit për të ngrën e për të pirë, menjëherë pas ngjarjes kritike ku është vrarë Liridona.

Në këto pamje, Kushtrim Kokalla shihet duke kryer një pagesë, e me para të tjera në duar.

Paraprakisht, avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leotrim Syla, ka kërkuar që në seancën e radhës të prezantohen disa pamje nga hoteli në fjalë./Lajmi.net/