Peci pret në takim ambasadorin britanik: U bisedua për investime strategjike, me qëllim mirëqenien e qytetarëve të Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas një njoftimi të kësaj Komune, në këtë takim është diskutuar për projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë për investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas një njoftimi të kësaj Komune, në këtë takim është diskutuar për projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë për investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.
“Kryetari z.Faton Peci theksoi se Mitrovica do të jetë në fokus të komunitetit të donatorëve për investime strategjike si asnjëherë më parë, duke ritheksuar angazhimin e tij që qyteti të jetë pjesë aktive e projekteve dhe iniciativave ndërkombëtare. Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit lokal dhe interesit publik”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: