Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës
Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e ka fituar çmimin e “Futbollistit më të mirë të Vitit” në Kosovë. Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Arb Manaj ka marrë më së shumti vota dhe është shpallur më i miri i vitit. Manaj ishte një nga…
Sport
Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e ka fituar çmimin e “Futbollistit më të mirë të Vitit” në Kosovë.
Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Arb Manaj ka marrë më së shumti vota dhe është shpallur më i miri i vitit.
Manaj ishte një nga lojtarët më kyç të Dritës, në suksesin e arritur përgjatë këtij viti, si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në Evropë.
Me Dritën, Manaj e fitoi titullin e kampionit në maj, teksa po ashtu u kualifikua edhe në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.
Manaj kishte shënuar dhjetë gola në sezonin e kaluar, teksa këtë sezon ka shënuar tre gola deri më tani.
Në Evropë, Manaj ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje.