Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të rajonit. Përderisa disa nga bashkatdhetarët po presin deri në tetë orë në kufirin Kroaci- Serbi. Situata me pritjet qëndron edhe më keq në pjesën tjetër të kufirit Hungari-Serbi. Mërgimtarë të tjerë kanë njoftuar në redaksinë në Klankosova.tv se situata është edhe më e rënduar,…

Lajme

21/12/2025 15:19

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të rajonit.

Përderisa disa nga bashkatdhetarët po presin deri në tetë orë në kufirin Kroaci- Serbi.

Situata me pritjet qëndron edhe më keq në pjesën tjetër të kufirit Hungari-Serbi.

Mërgimtarë të tjerë kanë njoftuar në redaksinë në Klankosova.tv se situata është edhe më e rënduar, ku pritjet arrijnë deri në 14 orë.

Njëri nga ata u shpreh edhe i revoltuar për redaksinë, duke thënë se nuk kanë lëvizuar fare.