Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj
Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase e huaj. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë që viktima është dërguar në një strehimore për mbrojtje…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase e huaj.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, pas intervistimit i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që viktima është dërguar në një strehimore për mbrojtje dhe siguri.
“Prishtinë / 20.12.2025 – 10:00-15:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër shtetase e huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar në strehimore”, njofton PK.