Juventusi fiton derbin ndaj Romës
Në një përballje dramatike të javës së 17-të në Serie A, Juventusi ka arritur të mposhtë Romën me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë vendimtare që ndezin garën për kreun e tabelës. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, por momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 44-të, transmeton lajmi.net. Pas një aksioni…
Sport
Në një përballje dramatike të javës së 17-të në Serie A, Juventusi ka arritur të mposhtë Romën me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë vendimtare që ndezin garën për kreun e tabelës.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, por momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 44-të, transmeton lajmi.net.
Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Andrea Cambiaso asistoi për Francisco Conceicao, i cili me një goditje të saktë brenda zonës kaloi bardhezinjtë në epërsi.
Megjithatë, takimi nuk kaloi pa polemika. Në minutën e 31-të, kampi verdhekuq protestoi ashpër për një ndërhyrje ndaj Lorenzo Pellegrinit brenda zonës, por gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti, vendim që u shoqërua me reagime të shumta.
Në pjesën e dytë, Juventusi e konsolidoi avantazhin. Ishte minuta e 70-të kur Weston McKennie shërbeu për Loïs Openda, i cili shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit mysafir për të shënuar golin e dytë.
Roma arriti të rihapej në minutën e 76-të përmes Tommaso Baldanzit, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë për të ngushtuar shifrat në 2-1. Bardhezinjtë patën mundësinë ta mbyllnin ndeshjen në minutën e 80-të, por goditja e Kenan Yildiz u ndal nga shtylla.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 29 pikëve (vendi i pestë), duke iu afruar në vetëm një pikë Romës, e cila mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë./lajmi.net/