Armando Broja rikthehet te goli, shënon në minutën e fundit për t’ia fituar një pikë Burnleyt
Burnley dhe Bournemouth përfunduan në barazim 1:1 në ndeshjen e javës së 17-të në Premier League. Goli i barazimit për ekipin e Burnleyt u shënua nga sulmuesi shqiptar Armando Broja në minutat e fundit të takimit, transmeton lajmi.net. Broja realizoi me kokë, duke i dhënë Burnleyt një pikë të vlefshme. Ky ishte goli i parë…
Sport
Burnley dhe Bournemouth përfunduan në barazim 1:1 në ndeshjen e javës së 17-të në Premier League.
Goli i barazimit për ekipin e Burnleyt u shënua nga sulmuesi shqiptar Armando Broja në minutat e fundit të takimit, transmeton lajmi.net.
Broja realizoi me kokë, duke i dhënë Burnleyt një pikë të vlefshme.
Ky ishte goli i parë i Brojës në Premier League me fanellën e Burnleyt, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e tij në Angli./lajmi.net/
— Follow:@CenterOfGoals 🎥 (@MarquettaE40223) December 20, 2025