Agim Ademi pret në FFK drejtorin e Federatave të Evropës në FIFA, Elkhan Mammadov
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së drejtorin e Federatave të Evropës në FIFA, z. Elkhan Mammadov, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë me rastin e inaugurimit të fushës “FIFA Arena” në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Gjatë takimit, Ademi e ka falënderuar Mammadovin për…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së drejtorin e Federatave të Evropës në FIFA, z. Elkhan Mammadov, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë me rastin e inaugurimit të fushës “FIFA Arena” në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Gjatë takimit, Ademi e ka falënderuar Mammadovin për mbështetjen e vazhdueshme që ai personalisht, por edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i japin Federatës së Futbollit të Kosovës dhe zhvillimit të futbollit në vend, raporton lajmi.net
Ai theksoi rëndësinë e projektit “FIFA Arena”, duke e cilësuar si një iniciativë të rëndësishme të FIFA-s që synon krijimin e hapësirave moderne dhe të sigurta për fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë që ata të kenë kushte më të mira për të luajtur futboll dhe për të zhvilluar talentin e tyre.
Nga ana e tij, z. Mammadov përgëzoi kryetarin Ademi për sukseset e arritura gjatë këtij viti, në veçanti për kualifikimin e Kombëtares së Kosovës në “play-off”. Ai shprehu urimin që edhe dy ndeshjet e muajit mars të përmbyllen me sukses dhe që Kosova, për herë të parë, të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës./Lajmi.net/